AKTUALITET

Rritja e kërkesës në treg, Birra “Korça” shton kapacitetin prodhues. Çekët: Investim miliona euro

19:35 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 90-vjetorin e saj, Birra “Korça” shton kapacitetin prodhues për shkak të rritjes së kërkesave në treg. Cilësia e pa konkurrueshme e birrës së parë shqiptare, teknologjia me të cilën prodhohet dhe shija origjinale e saj po rritin gjithnjë e më shumë besueshmërinë dhe kërkesën e konsumatorit vendas.




Tradita dhe shembulli i suksesit të kësaj birre ka rikthyer vëmendjen e kompanisë çeke “ZVU STROJÍRNI”, e cila ka kryer një investim prej miliona eurosh në fabrikën e “Birrës Korça”, duke instaluar teknologjinë e fundit, gjë që mundëson rritjen e kapacitetit të prodhimit, për përballimin e kërkesave të larta të tregut vendas dhe të eksportit.
Teksa vizitoi ambientet bashkëkohore të fabrikës se prodhimit të kësaj pije, përfaqësuesi i kompanisë çeke Tomáš Horáček tha se kjo markë ruan vlerat dhe cilësinë e saj prej vitesh.

https://www.youtube.com/watch?v=CPopFxnl8so

“Jemi këtu për rritjen e kapacitetit të prodhimit të Birrës Korça, për të rritur kapacitetin në treg e kështu me radhë. Kjo është puna jonë, të cilën e kemi bërë për kompani të mirënjohura që tregtojnë birrë në Europë dhe që e tregtojnë jashtë Europe. Është një bashkëpunim që ka nisur 10 vjet më parë dhe që do të vijojë. Teknologjia është tepër e avancuar, është e kohëve të fundit”, tha Tomáš Horáček.

Pasi shijoi një birrë “Korça” përfaqësuesi i kompanisë çeke tha se ajo i përngjan birrës së prodhuar në vendin e tij.
“Kjo fabrikë mund të prodhojë birrë shumë të mirë. Unë e kamshijuar dhe është shumë e mirë. Shijen e saj mund ta krahasojmë me atë të birrës çeke”, u shpreh entuziast Horáček.

Birra Korça vazhdon të ruajë cilësinë dhe po shton kapacitetin e prodhimit për tregje të reja në Europë, Amerikë dhe vende të tjera të botës.
“Gjithë investimi është duke u kryer me kompaninë çeke ZVU STROJÍRNI’, e cila ka instaluar fabrikën në vitin 2005 dhe vazhdon të na suportojë me teknologji dhe me pajisje të reja për të përmbushur standardet më të mira europiane dhe botërore”, theksoi Gentian Ramollari, Drejtor i fabrikës “Birra Korça”.

Në prag të sezonit turistik, Korça vazhdon të mbetet një ndër destinacionet kryesore të turistëve vendas dhe të huaj të cilët nuk mund të mos tundohen nga shija e veçantë e birrës që mban emrin e këtij qyteti.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.