AKTUALITET

Thikë në kraharor të riut grek, identifikohet shqiptari “i rrezikshëm”

20:15 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme është zbuluar identiteti i njërit prej shqiptarëve, mbi të cilët rëndojnë akuzat se janë varësit e një adoleshenti në Greqi.




Mediat greke ka publikuar edhe foton e shqiptarit, për të cilin thuhet se është 23-vjeçari me iniciale A.Z.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Mars të këtij viti në Athinë, ku siç bëhet me dije, shqiptari e ka qëlluar me thikë të riun grek, duke e lënë të vdekur.

Për këtë ngjarje, policia greke ka shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë të tjerë, ku ende nuk dihet identiteti i tyre.

(Në foto: Viktima)

Në fillim mediat greke kishin raportuar se 19-vjeçari u vra pasi kishte refuzuar për të dorëzuar portofolin dhe celularin hajdutëve, por më pas nga dëshmitë në vendin e ngjarjes u bë e qartë se ai kishte ndërdyrë për të shuar sherrin dhe për të mbrojtur shokët e tij.

Në sherr e sipër ai u godit me thikë në kraharor, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia greke ka zgjeruar hetimet, duke dyshuar se 3 shqiptarët janë larguar drejt Shqipërisë.

Megjithatë një gjë e tillë nuk pranohet nga policia shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.