POLITIKË

“Vizita e Ramës, asnjë efekt tek Merkel për negociatat”

18:01 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ish-ministrin e Jashtëm të PD-së Besnik Mustafaj, vizita e Kryeministrit Edi Rama në Berlin nuk do të ketë efekte lidhur me vendimin e Gjermanisë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.




I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj  ka komentuar vizitën e Kryeministrit shqiptar në Gjermani dhe takimin me kancelaren Angela Merkel.

Sipas Mustafajt, Rama kërkon të trembë Evropën përmes shantazheve për ndikime të huaja në Ballkan

“Kryeministri është në ankth dhe kjo duket tek nxitimi i tij për të shkuar në Gjermani. Gjermania është një vend me influencë. Vizita e Ramës atje ka zero ndikim. Vendet anëtare të BE kanë disa hezitime dhe nuk është ligjërimi i Ramës që do ndryshojë mendim. Vendet e BE kanë ambasada këtu dhe e dinë se në çfarë gjendje është Shqipëria” tha Mustafaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.