BOTA

Cënohet liria e shtypit, dënohen me burg 13 gazetarë në Turqi

10:52 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjykatë turke ka dënuar 13 gazetarë me burg, për akuzat për terrorizëm, në një rast që ka shkaktuar zemërim global ndaj lirisë së shtypit.




Gazetarët ishin punonjës të gazetës së opozitës “Cumhuriyet”, e cila ndiqte një linjë të fortë kundër qeverisë turke.

Tre nga gazetarët në gjyq u shpallën të pafajshëm. 13 gazetarët e dënuar mbeten të lirë, teksa e kaluan çështjen në apel dhe presin përgjigje.

Ata u arrestuan gjatë një aksioni pas një grushti shteti, i cili dështoi në korrik të 2016-ës.

Autoritetet turke kanë akuzuar stafin e Cumhuriyet për mbështetjen e grupeve të etiketuara si organizatat terroriste, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Partinë e Lartë të Çlirimit të Popullit Revolucionar Popullor dhe klerikun Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon si udhëheqës të grushtit të dështuar të shtetit.

Më shumë se 50,000 njerëz u arrestuan dhe 150,000 u shkarkuan ose u pezulluan nga puna e tyre, pas grushtit të tentuar, duke përfshirë gazetarë, policë, personel ushtarak, mësues dhe shërbyes publikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.