SPORT

Dëmtimet, një tjetër lojtar i njohur humbet botërorin “Rusi 2018”

14:43 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Romës.




Liverpooli ka konfirmuar se mesfushori anglez ka përfunduar sezonin, ndërsa do ta humbë edhe Botërorin 2018 me kombëtaren e Anglisë.

“Liverpooli mund të konfirmojë se ka përfunduar sezoni për Alex Oxlade-Chamberlain, për klubin dhe kombëtaren për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit në ndeshjen ndaj Romës, të martën mbrëma”, thuhet në konfirmimin e klubit anglez.

Chambo luajti vetëm për 18 minuta në fitoren prej 5 me 2 të Liverpoolit ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.