Kronikë

Dyshohej për transport droge drejt Greqisë, ndalohet skafi 5 metra i gjatë

21:51 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Sarandës ka sekuestruar një skaf rreth 5 metra të gjatë. Mjeti lundrues është ndaluar në grykëderdhjen e lumit Pavllo në Sarandë.




Sipas të dhënave të para, dyshohet se mjeti lundrues do të përdorej nga persona ende të paidentifikuar, për të transportuar lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.

Operacioni u zhvillua nga sekotri i luftës kundër krimit të organizuar në Komisariatin e Sarandës në bashkëpunim me policinë kufitare.

Policia ka rrethuar zonën, dhe ka nisur punën nga hetimet për të zbuluar detaje të reja lidhur me dyshimin e trafikimit të lëndëve narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.