Kronikë

Emri/ Masakrohet i riu shqiptar në Greqi për pazaret e drogës

11:50 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një djalë i ri shqiptar është masakruar në kryeqytetin grek, Athinë. Sipas mediave helene krimi makabër ka ndodhur në sheshin e lagjes “Exarchia”.




23-vjeçari Mihal Kapurani nga Korça u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.

Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, e pasi viktima u godit me levë, në vazhdim u godit edhe me thikë. Ndonëse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin.

Autoritetet thanë se kanë indentifikuar emrat e ekzekutorëve.

Sipas CNN grek i riu shqiptar (kishte dhe pasaportë greke) ka qenë problematik dërsa dy herë është shoqëruar nga policia.

Motivi kryesor për vrasjen, sipas autoriteteve helene, dyshohet të jenë mosmarrëveshjet për drogën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.