Show-Bizz

Familja i lutet të kthehet në shtëpi, Khloe ende nuk bindet të largohet nga Tristan

14:07 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Khloe Kardashian ende nuk po bindet që ti japë fund lidhjes me basketbollistin Tristan Thompson, me të cilin solli në jetë edhe një vajzë. Familja e saj i lutet të largohet nga Ohio dhe të kthehet në shtëpinë e saj, por burime pranë familjes bëjnë të ditur se Khloe nuk e dëshiron një gjë të tillë, pasi ka gjasa të kthehet sërish pranë Tristan.




Gjithashtu mësohet se Tristan po kalon gjithë kohën e lirë pranë Khloes dhe vajzës së tyre True dhe i kërkon pafund falje Khloes për tradhtinë gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë.

Tristan jeton aktualisht në një apartament afër shtëpisë ku rri Khloe, pasi kjo e fundit e dëboi kur mësoi se basketbollisti 27-vjeçar e ka tradhtuar. Njëkohësisht bëhet e ditur se Khloe është e gatshme ta falë Tristanin vetëm për të mos prishur këtë moment të mrekullueshëm të jetës së saj, pasi çdo gjë që ajo ka dëshiruar, ka qenë të bëhej nënë.

Megjithatë, asgjë nuk është pohuar ende nga Khloe, teksa fjalët për të dhe Tristan janë të shumta. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.