SPORT

Hysaj kthehet në fiksim, garën për 24-vjeçarin e kryeson klubi londinez

10:57 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, duket se është kthyer në një fiksim në ishullin britanik.




Mediat angleze raportojnë se shqiptari me një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratë, po ndiqet nga Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Çelsi, klube këto që mund të përballojnë këtë shifër transferimi.

Mirëpo, nga sa bëhet e ditur se janë pikërisht blutë e Londrës ata që janë më të avancuar në garën për 24-vjeçarin shqiptar.

Raportohet se agjenti i Hysajt, Xhufredi, ka zhvilluar edhe bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësues të Çelsit, gjë që i avantazhin këta të fundit për një transferim të mundshëm. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.