BOTA

Kim Jong takim me Koren e Jugut, e pabesueshme çfarë do të marrë me vete

16:36 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të kalojë vijën kufitare në mes të dy Koreve për t’u takuar me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in., ditën e nesërme më 27 prill.




Bashkë me diktatorin, në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë.

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një gjë interesante për këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe një tualet.

The Ëashington Post shkruan që Kim nuk përdor tualete publike pasi nuk dëshiron të lë prapa mbetjet e tij fekale, pasi që ato përmbajnë informacione rreth shëndetit të tij të cilat ai dëshiron t’i mbajë sekret.

Madje, sipas këtij raporti, Kim nuk përdor tualetet publike as brenda shtetit të tij. Në samitin e nesërm pritet të diskutohet për përfundimin zyrtar të luftës me dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.