Kryesore

Krischbaum e pranon: Merkel nuk mendon si unë për negociatat e Shqipërisë

20:48 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka marrë rrjedhë tjetër përplasja e kryeministrit Edi Rama me deputetin e partisë së Kancerlares Angela Merkel, njëkohësisht edhe Kreu i Komisionit për Çështjet Europiane, Gunther Krichbaum.




Në një postim në profilin e tij në Facebook, Krichbaum u shpreh se në takimin që kishte pasur me Ramën ditën e djeshme, ia kishte thënë në sy se Shqipëria nuk ishte gati për të çelur negociatat me BE-në.

Por duket se mendimi i tij nuk është në të njëjtën linjë me kryetaren e partisë CDU, Merkel dhe këtë ai e ka thënë publikisht në një koment në reagimin që bëri për takimin me Ramën.

Ishte një komentues, i cili e ka ngacmuar atë, duke i bërë një pyetjet të drejtpërdrejtë, çka edhe përgjigjja nuk ka munguar, po në të njëjtën formë.

“Ama, Angela Merkel nuk mendon njësoj si ty? A jeni në të njëjtën parti apo jo?”, është pyetja e bërë nga komentuesi.

“Jo të gjithë në partinë tonë kanë të njëjtin mendim”, i përgjigjet deputeti gjerman.

Për deklaratën e tij, një ditë pas takimit me Ramën, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili në një konferencë për mediat në aeroportin e Rinasit, deklaroi se pretendimi i deputetit gjerman nuk ishte i vërtetë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po Ku do ta CONI shqiperine ore, mos I dini budallej te huajt,po a nuk e din at a se shqiperia akoma ka probeme,me buken, ujin, energjine, vjedhjet, vrasjet, korupsionin, papunsine, e plot tjera .po ata do na antarsojne ne Union in e vendeve Afrikaner atje Ku na takon.more. po kaq te gjithe keni pare boten akoma nuk beni dot krahasimin,ne dual 100 vite te arijme europen,dhe ne e arifshim.,bejeni

    Përgjigju ↓