Tech

Mark Zuckerberg di vetëm të fitojë

13:16 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse mendoni se rrjetit social Facebook po i vjen fundi, epo e keni shumë gabim. Shitjet tremujore të Facebook-ut u rritën ndjeshëm, pavarësisht një skandali me të dhënat e përdoruesve.




Kompania tha se të ardhurat janë rritur në 11.9 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me 8 miliardë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Pavarësisht përballjes me sfida të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi ynë kanë pasur një fillim të fuqishëm në vitin 2018”, tha shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Kompania po bën një rishikim më të gjerë të përgjegjësisë sonë”, shtoi Zuckerberg.

Në muajin mars, Facebook është kapur në një skandal masiv të privatësisë që ka përfshirë edhe firmën konsulente Cambridge Analytica.

Facebook ka pranuar se të dhënat e 87 milionë përdoruesve janë ndarë në mënyrë të paligjshme me Cambridge Analytica.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.