Tech

Ndryshon YouTube, lajm i mirë për të gjithë prindërit

12:43 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Google po përditëson aplikacionin e saj YouTube Kids, si mënyrë për të përmirësuar kontrollin mbi videot dhe kanalet që mund të shihen nga fëmijët.




YouTube Kids është një aplikacion i veçantë për smartphone-ët dhe tableta që ofron qasje në video për fëmijë.

Ka pasur më shumë se 70 milionë shikues të videove përmes këtij aplikacioni, i cili përdoret nga 11 milion familje, që nga 2015-ta kur është lancuar.

Përmes këtij ndryshimi, Google po i jep prindërve kontroll shumë më të madh mbi atë që fëmijët  tyre mund ta gjejnë dhe të shikojnë në aplikacionin.

Prindërit do të jenë në gjendje të miratojnë manualisht videot individuale ose kanalet që fëmijët e tyre mund t’i shikojnë, duke u dhënë atyre mundësinë për të parë dhe për të krijuar një koleksion me videot si edhe për tu siguruar që ato janë të përshtatshme.

Google po krijon gjithashtu koleksione të videove dhe kanaleve nga kanalet e besuara, si Sesame Ëorkshop dhe ekipi i YouTube Kids, në mënyrë që prindërit të mund të zgjedhin vetëm koleksionet ose temat që do u pëlqenin fëmijëve të tyre.

James Beser, drejtor produkti i YouTube Kids, u shpreh se: “Nga koleksionet e kanaleve nga partnerët e besuar që u mundësojnë prindërve të zgjedhin çdo video, ne po i vendosim prindërit në vend të parë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.