Kryesore

Nga Brukseli në Berlin, pse Saimir Tahiri është “delja e zezë”… Çfarë i thanë Ramës socialistët gjermanë

11:07 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Brukseli, në Berlin e Uashington të gjithë po flasin për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saiir Tahiri, i cili u mbrojt nga qeveria në lidhje me hetimet si i dyshuar për lidhje me Habilajt. I pari që hapi lojën e deklaratave ishte ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Në emisionin Opinion ai do të deklaronte se hetimet për ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, kanë avancuar dhe se pritet të procedohet me ndjekje penale.





Po hetohet çështja ‘Tahiri’ dhe jemi pranë procedimit me ndjekje penale. Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur që gjykimi i tij të bëhet në Gjykatë dhe jo të lihet në dorë të politikanëve shqiptarë”, deklaroi Lu.

Më pas në konferencë për shtyp me shefen e politikës së Jashtme, Federica Mogherini kryeministri Rama do të deklaronte se priste vetëm një provë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Tahirin.

Kjo deklaratë e Ramës në 18 prill do të bënte që një ditë më pas, Saimir Tahiri të shfaqej fuqishëm në media dhe të kërcënonte ish shefin e tij.

As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërtetat dhe nuk ka vlerë askush që mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk besoj që do të ketë bir nëne dhe bir kurve që do më pengojë”, tha Tahiri para gazetarëve.

Por kjo nuk do të mjaftonte pasi ish-ministri i Brendshëm po në të njëjtën ditë reagoi dy herë në rrjetet sociale si dhe u fut direkt në lidhje telefonike në tre emisione politike.

Ajo që “rëndoi” më shumë pozitat e Tahirit dhe qeverisë Rama ishin pikërisht deklaratat nga Berlini. Dhe jo vetëm nga deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, që për Edi Ramën dhe deputetët e tij punon kundër interesave të Shqipërisë. Mbrëmjen e së mërkurës (25 prill) Rama pati një takim më të ngrohtë në Berlin, në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste në kuadër të Internacionales Socialiste.

Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së. “BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj.”

Veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. “Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon”, tha Roth.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.