SPORT

Penalltia e tij eleminoi Juventusin, flet për herë të parë arbitri anglez

22:09 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendimi i tij për të akorduar 11-metërsh në fund të takimit, shkaktoi debate dhe reagime të shumta për ditë të tëra.




Fjala është për Michael Oliver, arbitri anglez që drejtoi ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Juventus.

Ai ka zgjedhur të flasë për herë të parë mbi reagimet e shumta që erdhën ndaj tij nga tifozët.

“Ishin ditë të çuditshme, por u ndjeva mirë që shumë njerëz brenda dhe jashtë kësaj loje, ishin të gatshëm dhe më ofruan mbështetje. Ishte diçka e thjeshtë, por që për mua ishte domethënëse. Kisha njerëz që më takonin në rrugë duke më thënë se më respektonin dhe njerëz pranë futbollit më dërguan shumë mesazhe”, tha arbitri i ndeshjes që sanksionoi eliminimin e Juventus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.