SPORT

Salah futbollisti i vitit, Meka do i dhurojë një copë tokë ose një xhami myslimanit shembullor

10:10 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mohamed Salah u shpall futbollisti i vitit në Premier League dhe tani egjiptiani përgatitet të fitojë një tjetër çmim prestigjioz.




Sulmuesi i Liverpool mposhti Kevin De Bruyne duke marrë çmimin e lojtarit më të mirë në kampionatin anglez, pasi shënoi 31 gola dhe dha 10 asiste me ekipin e Klopp.

Salah vazhdoi të tregojë formën e jashtëzakonshme gjatë fitores 5-2 që Liverpool arriti ndaj Roma në Champions League, ku shënoi dy gola dhe tani do të shpërblehet me një pjesë toke të tijën në qytetin e shenjtë për myslimanët, Meka.

Fahd Al-Rowky, zv.kryetari i Bashkisë së Mekës në Arabinë Saudite, tha se plani i tij është t’i dhurojë një copë toke futbollistit, pasi u bë egjiptiani i parë që shpallet më i miri në Angli.

“Ka disa zgjedhje në lidhje me truallin që do t’i dhurojmë atij,” tha Al-Rowky për “My Salaam”.

Salah e feston secilin prej golave të shënuar të tij me një lutje islamike, duke e vendosur ballin në tokë.

Meka, që ndodhet në një shkretëtirë në Arabinë Saudite është qyteti i shenjtë për myslimanët pasi këto ka lindur profeti Muhamed dhe feja islame.

“Një opsion tjetër është të ndërtojmë një xhami me emri e tij.

Të shohim, do ta vendosim pas mbledhjes së radhës në këshillim bashkiak, por patjetër që do të nderojmë Salah, një mysliman shembullor i suksesshëm në botë.

Ne e dimë bamirësinë e tij dhe do ta shpërblejmë,” përfundoi Al-Rowky.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.