BOTA

Samiti i dy Koreve, zbulohen detaje nga takimi historik

10:24 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Jong-un do të bëhet udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që do të shkel në territorin e Koresë së Jugut në samitin e ditës së premte, që nga fundi i Luftës së Koresë në vitin 1953.




Në detajet e njoftuara së fundmi, Koreja e Jugut tha se Presidenti Moon Jae-in do të takonte personalisht liderin Kim në kufi, në orën 09:30 me orën lokale.

Bisedimet historike do të përqëndrohen në treguesit e fundit të Veriut, që  dëshmojnë se mund të jenë të gatshëm të heqin dorë nga armët bërthamore.

Takimi shënon një ngjarje të rëndësishme, pas shumë vitesh situate të tensionuar.

Por, Seuli ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje që synon pengimin e Phenianit nga armët e saj bërthamore do të jetë “e vështirë”, sepse teknologjia bërthamore dhe raketore e Koresë së Veriut ka përparuar kaq shumë që nga bisedimet e fundit mes palëve.

“Pjesa e vështirë është se në çfarë niveli të dy udhëheqësit do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje në lidhje me gatishmërinë për të denuklearizimin”, tha zëdhënësi presidencial i Koresë së Jugut, Im Jong-seok.

Takimi i treti i llojit të tij pas samiteve në vitin 2000 dhe 2007është rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve mes dy Koreve gjatë muajve të fundit dhe hap rrugën për një takim të mundshëm midis Kim dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Përveç trajtimit të ambicjeve bërthamore të Phenianit, liderët pritet të diskutojnë një rrugë për paqen në gadishull për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane (1950-53) dhe një sërë çështjesh ekonomike dhe sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.