Sociale

SiCRED kryeson tek Jeta në pagesat e dëmeve dhe përfitimeve për 2017

12:05 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shfaqur përgjatë vitit 2017 një trend rritës. Viti 2016 solli një rënie prej rreth 5% të primit të shkruar bruto në këtë treg, ndërkaq përpjekjet gjatë vitit 2017 rezultuan në një rritje prej rreth 23% krahasuar me primet e shkuara të vitit të mëparshëm. Tregu vazhdon të mbetet ende gjerësisht i orientuar drejt sigurimit të jetës së kredimarrësit, si produkti kryesor rreth të cilit realizohen të ardhurat më të larta, e ndërkaq, në vitet e fundit nuk mbetet pa u vënë re, që dhe produktet të cilat deri pak kohë më parë ishin tërësisht të panjohura për klientin shqiptar, si sigurimi i jetës i lidhur me kursime afatgjata apo sigurimi i jetës dhe shëndetit, gradualisht po e rrisin rëndësinë e tyre në portofolet e shoqërive të sigurimit të jetës.
Pozitive, gjithashtu, ka qenë dhe ecuria e dëmeve të paguara në tregun e sigurimit të jetës. Krahasuar me vitin 2016, dëmet e paguara nga SiCRED u rritën me rreth 125%, duke zënë rreth 45% të totalit të dëmeve të paguara gjatë 2017-ës.
Viti 2017 ishte një vit sfidash për SiCRED, gjatë të cilit shoqëria arriti në mënyrë të suksesshme të rrisë volumin e saj të të ardhurave dhe të përmirësojë dukshëm rezultatin financiar.
Për të dytin vit radhazi shpërndahet fondi “Jeta me Kursim”
Për të dytin vit radhazi SiCRED ka shpërndarë fondin “Jeta me Kursim”.
Sigurimi “Jeta me Kursim” është një produkt financiar me elementë kursimi, i dizenjuar për të funksionuar si skemë profesionale ose individuale. Nëpërmjet këtij produkti personi i siguruar sigurohet për jetën, duke ofruar një mbështetje financiare për pasardhësit e tij në rast të humbjes së jetës brenda datës së maturimit. Po ashtu, produkti i sigurimit është i lidhur me një skemë investimi afatgjatë, kështu që në fund të periudhës së sigurimit personi i siguruar përfiton një shumë të vetme monetare, të cilën mund ta përdorë sipas nevojave të tij.
Si një plan profesional i ngritur nga punëdhënësi për punonjësit e tij, produkti shërben edhe si një nxitje për punonjësit, të cilët do të mund të përfitojnë fondin e akumuluar vetëm nëse do të qëndrojnë të punësuar për të gjithë periudhën e sigurimit.
Në vitin 2017 SiCRED pagoi 118 milion lekë dëme, një pjesë e konsiderueshme e të cilave lidhej me përfitimin e të siguruarve nga maturimi i produktit të sigurimit “Jeta me Kursim”.
SiCRED drejt përmirësimit të shërbimit, shton si prioritet edukimin dhe konsulencën në 2018
Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., e para shoqëri e dedikuar e sigurimit të jetës me kapital 100% shqiptar, që prej vitit 2003 ndodhet pranë klientëve të saj me produktet e sigurimit të jetës të përshtatura për çdo nevojë për sigurim, mbrojtje financiare dhe kursim afatgjatë.
Fokus në SiCRED mbetet ofrimi i produkteve që plotësojnë nevojat e klientit në 360 gradë, të mbështetura nga një shërbim tejet profesional dhe cilësor.
Objektivi i shoqërisë për vitin 2018 është ofrimi i produkteve të sigurimit të jetës, që gërshetojnë në mënyrë inovative nevojën për sigurim dhe investim. Në një kohë kur alternativat për qytetarin shqiptar për miradministrimin e pasurisë dhe kursimeve afatgjata personale apo familjare janë ende të kufizuara krahasuar me çfarë ofron tregu europian, produktet e reja të SiCRED do t’i ofrojnë klientit mundësi unike për të investuar në mënyrë të sigurt në periudha kohore afatgjata.
Për t’i dhënë zë risive që SiCRED do përçojë në treg, shoqëria ka ristrukturuar dhe njësitë e punës, duke krijuar dy fusha të veçanta, atë të marrëdhënieve publike dhe konsulencës financiare.
Qëllimi i krijimit të një njësie të dedikuar të marrëdhënieve me publikun është nevoja për të përçuar shpejt dhe në mënyrën e duhur te klienti aktual apo potencial risitë dhe zgjidhjet që SiCRED ofron. Njëkohësisht kjo njësi do luajë një rol të rëndësishëm në edukimin e publikut me kulturën e sigurimeve, mungesa e së cilës është një prej faktorëve që mban ende peng zhvillimin e këtij tregu.
Ndërkaq, njësia e konsulencës financiare do jetë një njësi e dedikuar, e orientuar drejt klientit, funksioni i së cilës do jetë identifikimi dhe ofrimi i alternativave të sigurimit dhe investimit, që i përgjigjen në mënyrën më optimale nevojave konkrete që ka një person apo klient i interesuar. Veç të tjerash, do të ofrojë këshillim dhe mbështetje të vazhdueshme për klientët, sipas nevojave të tyre, duke zgjidhur në mënyrë optimale kërkesat e tyre në kohë.
Gjithashtu, nëpërmjet përmirësimeve të vazhdueshme teknologjike për rritjen si të sigurisë ashtu dhe të eficiencës në proceset e brendshme, SiCRED po i kushton gjithmonë e më shumë vëmendje të veçantë rritjes së nivelit të interaktivitetit me klientët e saj.
Prej disa muajsh, me synimin për t’iu gjendur edhe më pranë klientit, njëkohësisht duke mbajtur të paprekura standardet e kërkuara të sigurisë, SiCRED po punon për krijimin e mundësive të ofrimit të produkteve të saj nëpërmjet platformave online, zhvillim që pritet të konkretizohet brenda tremujorit të ardhshëm.
Më tepër se 100 klinika dhe spitale private në rrjetin Mjekësor SiCRED
Vlerë të shtuar për Klientët e SiCRED ofron dhe rrjeti i gjerë mjekësor me mbi 100 spitale dhe klinika private brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh të dedikuara për klientët SiCRED, duke ofruar njëkohësisht standardin më të lartë dhe teknologjinë më të avancuar që njeh mjekësia sot në botë. “Të jesh pjesë e rrjetit SiCRED është një privilegj dhe jo një e drejtë” – është motoja nga e cila nisemi, për të bërë pjesë të rrjetit vetëm ato subjekte mjekësore të cilat ndajnë me ne përkushtimin për të vënë pacientin të parin dhe nevojën e tij për një shërbim Premium.




Për informacion mbi produktet e sigurimeve të SiCRED kontaktoni në:

Tel: +355 4 22 37 549
Cel: + 355 69 20 84 026
Fax: +355 4 22 37 530
e-mail: [email protected]
website:www.sicred.com.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.