SPORT

Skënderbeu për akuzat nga UEFA: Jemi të pastër! Çështjen do e ndjekim në CAS

21:56 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipi i Skënderbeut vazhdon betejën e tij ligjore pas akuzave të ngritura nga UEFA për trukim të ndeshjeve.




Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, klubi korçar ka reaguar pas seancës së sotme dëgjimore, në Komisionin e Apelit në UEFA.

Në bazë të asaj që thuhet në deklaratë, Skënderbeu thotë se përmes përfaqësuesve ligjorë, klubi ka argumentuar pafajësinë e tyre për akuzat e ngritura.

Në këtë kudër, Skënderbeu thekson se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv, CAS.

Deklarata:

Sot, më datë 26.04.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin e apelit pranë UEFA-s, lidhur me dënimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ me përjashtim për një periudhë 10 vjeçare nga kompeticionet europiane dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nga komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

Përfaqësuesit tanë ligjorë, kanë argumentuar sërish para trupave gjykuese të UEFA-s mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Në seancën e zhvilluar sot në Lozanë, para panelit kanë dëshmuar pjesatarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të proçesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv).

Me respekt,

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.