SPORT

Suedia përjashton përfundimisht Ibrahimovic nga botërori

15:36 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qarkullonte prej kohësh, por tani është zyrtare: Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në finalet e kampionatit botëror, Rusi 2018.




Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë nga federata skandinave e futbollit, thuhet se trajneri Johansson nuk do të përfshijë në këtë skuadër sulmuesin 36-vjeçar, duke i dhënë fund një telenovele që qarkullon prej javësh në media.

Ndaj rikthimit në ekipin kombëtar nuk ka qenë vetëm trajneri Johansson, por edhe një pjesë e futbollistëve, duke deklaruar se në këto finale Suedia është kualifikuar pa ndihmën e Ibrahimovic. Tani pritet reagimi i sulmuesit të LA Galaxy, që si gjithnjë ka treguar medjemadhësinë dhe egoizmin e tij, karshi trajnerit por edhe skuadrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.