SPORT

Tare në kërkim të një mbrojtësi, synon lojtarin e Atletiko Madridit

15:42 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sfida e radhës në merkato për drejtorin sportiv të Lacios do të jetë Diego Godin. Tare synon të afrojë në kryeqytetin italian mbrojtësin uruguaian, i cili duket në sezonin e tij të fundit me Atletikon e Madridit.




Largimi i Stefan De Vrij do krijojë një boshllëk të madh në prapavijën e skuadrës së Simone Inzagit dhe presidenti Lotito i ka kërkuar Tares të sjellë një zëvendësues në lartësinë e duhur.

Uruguaiani i madrilenëve mund të pranojë një përvojë në Serinë A dhe Lacio shihet si një alternativë e pëlqyer nga vetë i interesuari. Gjithsesi se si do të shkojnë gjërat mbetet për t’u parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.