POLITIKË

“Të vjen t’ia fusësh me tavolinë kokës”, Kryemadhi tregon si ndihet kur flet Rama

22:00 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përsëritur edhe një herë tjetër se nuk është penduar për veprimin që bëri në Kuvend muaj më parë, kur qëlloi me çizme Kryeministrin Edi Rama.




Madje e ftuar në emisionin “Debati”, Kryemadhi theksoi se Kryeministri Rama është shumë provokativ, ndaj të gjithë deputetëve të opozitës sa herë që marrin fjalën në foltore.

“Kur flet Rama ne nuk jemi në sallë, sepse po ta dëgjosh… nuk të ngelet gjë tjetër, jo ti heqësh çizmen… por t’ia fusësh me tavolinë kokës. Është shumë provokativ”, u shpreh ajo.

Sa i përket vizitës së Ramës në Gjermani, kryetarja e LSI-së thotë se ky është një veprim i vonuar i shefit të qeverisë. Ndërkohë që shprehet mosbesuese për hapjen e negociatave, dhe kjo sipas saj pas shqetësimit të ndërkombëtarëve për kapjen e shtetit nga krimi.

“Rama ka bërë shumë mirë që ka vajt në Gjermani dhe ashtu duhet të shkojë në të gjitha vendet e BE, që të lobojë fortë që të jepet vota e tyre. Madje kjo është e vonuar. Ne e dinim mirë që do na jepej rekomandimi. Nuk është meritë as për Ramën as për politikën, por për popullin tonë. Do të sjellë një siguri për investime dhe do të shikohet si një vend europian. E shikoj të vështirë hapjen e negociatave. Ka vetëm një mundësi që të kapën kokat krimit dhe bandat kriminale për tre muaj. Por kjo mund të bëhet. Ama vetëm me një kusht. Që të hiqet Rama. Çështja Tahiri është shumë e rëndë për politikën, për ne. Dhe ne kemi qenë pjesë e kësaj gjëje. E kemi hapur gojën, e kemi diskutuar, por kërcënimi që Tahiri i bën Ramës, tregon se ai ka qenë vetëm një ushtar i tij. këtu koka e krimit të organizuar është Rama”, ka vijuar ajo më pas gjatë fjalës së saj.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Cizmaxhesh, , ju skini as turp e as moral, prandaj, sju mjaftoi cizmja qe lat nam, por tani, doni te ngrini tavolinen. Nese ka persona qe dyhet hequr e denuar sa me par mga skena politike j jini, ju e para me bashkeshortin tuaj qe shqiptaret, dhe dokumentat qe portali prezanton per shqiptaret kudo ne bot, deshmojn, se me cpun te pista jini mar ju , bashkeshorti tuaj dhe bashk me ju te perfundojn ne burgun e recit ne shkoder edhe Berisha dhe famijaret e tii, Basha dhe Rama nese ka vjedhur e esht mar me pislleqe sic jini mar ju. Ke moral, per te folur, kur ti pise e je mar me trafik droge, duke e nxjer ate me karocen e femijeve. Me se e vutgjith ate pasuri maramendese. Pa hyr ne politik, ke then, se anjit buke e djath. Tani vetem vila ne Llalez kushton sa gjith pensjonet e shqiptareve per tre apo gjasht muj eme shum.Prandaj zhduku dhe mos na bej moral ne shqiptareve te ndercem, se je e mbytur deri ne gryk me krime e korupsjon.

    Përgjigju ↓