AKTUALITET

Terrorizmi/ Ministri Xhafaj në Francë, tregon prioritetet e qeverisë shqiptare

20:09 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë në “Konferencën mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Kaeda” – NO MONEY FOR TERROR”, e cila po zhvillohet në Paris në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).




Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Ministria e Brendshmë thotë se përpara autoriteteve më të larta zyrtare të 84 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të ftuara në takim, Xhafaj ilustroi përpjekjet dhe kontributin konkret të Shqipërisë në përballje me fenomenet e terrorizmit dhe radikalizmit.

“Lufta kundër terrorizmit mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë shqiptare. Pavarësisht përmasave të saj, Shqipëria ka qenë një kontributor i përhershëm, i palodhur në përpjekjet globale të parandalimit dhe përballimit të terrorizmit dhe fenomeneve shoqëruese të tij”, u shpreh ai

Ministri e konsideroi jetësore një rritje të koordinimit mes shteteve, si dhe bashkëpunimin mes agjencive ligj zbatuese respektive.

“Shqipëria është më se e hapur në këtë drejtim, e gatshme të marrë asistencën e duhur logjistike dhe profesionale që, për shkak të përmasave të saj, i mungon. Por kurrsesi nuk i mungon vullneti për të qëndruar në krah aleatëve të saj dhe synimit për marrëdhënie më të sigurta mes kombesh”, tha ministri i Brendshëm.

Në përfundim, Xhafaj u shpreh i bindur se nuk mund të ketë një Europë të fortë përballë terrorizmit dhe krimit të organizuar pa një Ballkan të përfshirë brenda procesve integruese të BE-së.

Për këtë arsye, tha ai, “ne jemi besimplotë për mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Francës dhe Presidentit Macron në veçanti, ndaj këtij procesi”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.