POLITIKË

Topalli për kongresin e PD: Basha do e mbushë me punëtore të kompanisë së kunatit

22:05 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për Jozefina Topallin, Partia Demokratike nuk mund të rikthehet në pushtet për sa kohë ajo drejtohet nga Lulzim Basha.




E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, ish-Kryeparlamentarja nuk kursen akuzat ndaj Bashës duke thënë se PD është shndërruar në një parti familjare. Sipas Topallit, çdo gjë që thotë Basha është një gënjeshtër.

“Unë besoj se as Basha nuk e di pse po e bënë këtë kongres, ai di vetëm një gjë, që ditën që është shpallur që do ketë Kongres nuk i ka thënë shqiptarëve që do jetë për statutin. Pas hetimit për lobimin që ka nisur në SHBA, Basha del dhe thotë do bëjmë kuvend. Ai të dielën do të mbledh delagatët dhe do të diskutojë për ndryshimet që janë të Lulzim Bashës, asgjë tjetër. Kjo që bënë Basha është një farsë. Cdo gjë që sillet rreth tij është e rreme. Ai thotë do të ndryshojë Shqipërinë ky status, por është një gënjeshtër, është një tallje e madhe. Basha, është një rast unikal, nuk hyn në asnjë histori politike, është dicka e pashpjegueshme, por di që ky kongres  është thjesht një agoni e këtij drejtuesit, i cili po e vesh si farsë. Vendi sot është pa qeveri dhe pa opozitë!”, shprehet Topalli.

Topalli, që e quan farsë, thotë se edhe Kongresi i së dielës do të mbushet nga njerëz që kanë pak ose aspak lidhje me këtë parti.

“Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”, u shpreh ajo, duke folur në emisionin të Paekspozuarit këtë të enjte.

“Deputetët e PD sot duhet t’i japin përgjigje kunatit dhe drejtorisë së kompanisë së kunatit, për çështje tenderash që ata duhet të fitojnë”,vijoi ajo.

Ish-kryetarja e Kuvendit thotë se ka diferenca të mëdha me Lulzim Bashën, që e akuzon se nuk di të bëjë opozitë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.