Rajoni

Tsipras: Përballë provokimeve të rrezikshme të Turqisë, do të jemi të qetë

14:21 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Përballë provokimeve të rrezikshme të bëra nga Turqia, Greqia vazhdon të qëndrojë e qetë”.




Kështu u shpreh ditën  e sotme kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili mirëpriti presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncer.

Tsipras tha se Greqia do të kuaj një rol qendror në ngritjen e rolit të bllokut, me qëllim që të bëhet forcë që promovon paqen dhe sigurinë.

“Ne po dëshmojmë dhe jemi të vendosur që me qetësi të trajtojmë provokimet e rrezikshme në Egje nga Turqia, provokime drejt të drejtave tona sovrane”, tha ai.

Mes Greqisë dhe Turqisë ka pasur një sërë mosmarrëveshje përfshirë hapësirën ajrore mbi Egje deri tek të drejtat minerare në Qipron e ndarë etnikisht.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve janë shtuar edhe pasi dy ushtarë grek janë arrestuar në Turqi.

Në anën tjetër, Greqia po refuzon që t’ia dorëzojë Ankarasë tetë ushtarë turq, të cilët, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i akuzon se kanë marrë pjesë në puçin e dështuar më 2016.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.