BLUETOOTH

Nuk ka si ta fshehë në ekran! Moderatorja e njohur 4 muajsh shtatzënë

14:30 - 12.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që nga momenti kur morëm vesh për shtatzëninë e saj, Jona Spahiu është vendosur në qendër të vëmendjes ditëve të fundit. Jo vetëm kaq, por edhe për faktin që do të martohet së shpejti në qershor me Frenkli Ymerin. Edhe pse asnjëri nga partnerët nuk e ka konfirmuar si lajm, burime pranë çiftit bëjnë me dije se prezantuesja bukuroshe është plot katër muajsh shtatzënë.




Jona është treguar e rezervuar lidhur me lajmet që po qarkullojnë për të, por pavarësisht kësaj ajo ka nuk i ka mbyllur regjistrimet për programit që po drejton prej disa kohësh në Digitalb, “Pa filtër”. Në serinë e fundit, edhe pse ishte përpjekur që të fshihte barkun duke veshur një fustan të gjerë dhe sipër saj një xhaketë mustardë, nuk ia ka dalë plotësisht mbanë. Barku i saj i rrumbullakosur vihej re me lehtësi. Kjo shtatzëni i ka dhënë shumë nur Jonës, pasi me të vërtetë dukej shumë bukur. Jona Spahiu prej disa kohësh është në një lidhje me Frenkli Ymerin, i cili punon, gjithashtu, në Digitalb. Së shpejti thuhet se do të lidhin kurorë, dhe ne mezi presim ta shohim nuse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.