BLUETOOTH

Vijojnë sukseset për Armina Mevlanin, blogerja shqiptare zgjidhet ambasadore e ‘Moet&Chandon’

15:00 - 12.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Padyshim që Armina Mevlani është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri dhe njihet tashmë për shijet e saj të viteve ’50 apo ’60 të ashtuquajtura “vintage”. Megjithatë emri i saj i ka kapërcyer kufijtë dhe është bërë i njohur edhe në shumë vende të Europës.




Nuk janë të pakta bashkëpunimet e Arminës me disa nga firmat më prestigjioze. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se sapo është përzgjedhur si ambasadore e ‘Moet&Chandon’. Kjo firmë është një nga më të njohurat në Francë për prodhimin e verave dhe shampanjave dhe ndër pijet më të famshme të tyre është ‘Dom Perignon’. Nuk është hera e parë që Armina merr rolin e ambasadores përfaqësuese të një firme, sepse pak muaj më parë ajo u zgjodh si ambasadore e firmës së bizhuterive italiane ‘Pomellato’. Të presim suksesin e radhës!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.