Kryesore

Ekskluzive/ Ndriçim Xhepa shtrohet sërish në spital, kalon me sukses operacionin

21:10 - 13.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital. Gazeta Shqiptare mëson se Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet.




Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Shqiptare aktori megjithatë ndodhet në reanimacion. Kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.

Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani.

Gazeta Shqiptare i uron shërim të shpejtë aktorit të madh të skenës shqiptare.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sherim sa me te shpejt z xhepa, punove me perkushtim dhe mbete fukara I ndershem, po ishalla semundja jote tranferohet te keto politikanet bandite dhe hajdutet e sotem, se ti nuk merit on dhimje e as semundje, perkundrazi shendet dhe respekt .edhe nje here te shkuara dhe the haruara I dashur.

    Përgjigju ↓