AKTUALITET

EMRI/ Vrau bashkombasin për xhelozi ndaj ish-gruas, 16 vite burg për shqiptarin

18:59 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është dënuar me 16 vite burg, Kujtim Beli, shqiptari i vënë nën akuzë për vrasjen e bashkëkombasit të tij Durim Hyseni.




Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave Gjykata e Ternit në vendin fqinj ka vendosur të lërë në qeli për 16 vitet e ardhshme 61-vjeçarin shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 korrik të vitit të kaluar. Hetimet zbuluan se Beli vrau shqiptarin tjetër pas dyshimeve se ky i fundit kishte pasur një lidhje me ish-gruan e tij.

Po ashtu gjykata urdhëroi dëbimin e tij për në Shqipëri, si dhe një gjobë prej 100 mijë euro për secilin, gruan dhe 3 fëmijët e viktimës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.