Intervista

Hanëme Mata: 3500 të diplomuar pranë qendrës profesionale nr. 1 në Tiranë

12:00 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Drejtoresha e DRFPP nr. 1: Ja sa janë tarifat. Kategoria që përfiton falas, dokumentacioni.




Hanëme Mata: 750 prej tyre, të papunë nga rrethet

Çdo ditë e më shumë, në vendin tonë po i jepet prioritet arsimit profesional dhe në 2017-ën, vetëm pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr. 1 në kryeqytet janë certifikuar plot 3500 kursantë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, drejtoresha e këtij institucioni, Hanëme Mata tregon mbi llojet e kurseve që ofrohen nga kjo qendër e më tej bën me dije se numri i të interesuarve është në rritje çdo ditë e më shumë. Hidraulik, elektrikë, sistem ngrohës-ftohës, elektroaut apo teknik ashensori janë ndër degët më të preferuara, çka kërkohen së tepërmi edhe në tregun e punës. Gjithashtu, Mata thekson se vitin e kaluar plot 750 punëkërkues të papunë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë janë paraqitur pranë kësaj qendre, të cilët kanë zhvilluar kurse të ndryshme.
Cilat janë disa prej kurseve që ofron qendra nr. 1 e formimit profesional në Tiranë?
Për 4 vite që unë operoj në këtë qendër, ne shikojmë dhe mbajmë nën monitorim të vazhdueshëm se çfarë arritjesh dhe performance ka marrë formimi profesional gjatë këtyre viteve. Ka një performim krejt ndryshe dhe kemi arritur të rritim numrin e kurseve që operojnë në këtë qendër dhe vlen të theksoj se kemi arritur deri në 3 kurse të reja, që nuk kanë qenë më parë dhe tejet të rëndësishme, që janë sot të kërkuara në tregun shqiptar.
Cilat janë disa prej kurseve më të kërkuara nga tregu?
Mund të përmend disa prej kurseve që janë tejet të kërkuara nga tregu shqiptar si kursi: hidraulik, elektrik, sistem ngrohës-ftohës, elektroaut, teknik ashensori. Vlen të theksoj se kursi për administrator pallati jo vetëm është frekuentuar, por edhe janë punësuar 250 persona që e kanë ndjekur këtë kurs në qendrën tonë, çka është bërë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, që i ka rekomanduar të interesuarit te DRFPP nr.1 dhe ne kemi hartuar një kurrikul bashkëkohore, në mënyrë që kursantët të përfitonin njohuri të përgjithshme nga të gjitha profesionet për të qenë të aftë për profesionin që duhet të ushtrojnë.
A ka kurse të reja që do të fillojnë të ofrohen?
Gjithmonë jemi në kontakt me tregun e punës për të qenë sa më koherentë dhe kurset që ne zhvillojmë janë në përputhje me kërkesat e vetë tregut. Kjo bëhet në mënyrë që personat që frekuentojnë kurset, pas certifikimit të kenë mundësi punësimi. Aktualisht kursi më i ri që do të ofrohet nga qendra jonë është teknik rrjeti.

Në foto: Gjatë një ore kursi në DRFPP nr. 1, Tiranë

Ju vetë a u ofroni kursantëve mundësi punësimi pas certifikimit dhe si ndodh kjo?
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik nr. 1 në Tiranë ka arritur të lidhë disa kontrata me shumë biznese që janë tepër të interesuara. Kjo është një arritje, pasi formimi profesional e ka dhënë impaktin e vet dhe ne çdo 2 javë kemi biznese që vijnë pranë qendrës e kërkojnë njerëz të formuar dhe profesionistë. Kursantët tanë bëjnë praktika pranë kompanive dhe këto të fundit bëjnë selektimin, duke përzgjedhur më të mirët. Pra shifrat janë reale, puna që bëhet nga qendra është e prekshme dhe kjo ndikon shumë në jetën sociale të shtresave vunerabël. Edhe mbështetja e ofruar nga qeveria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka qenë e madhe, pasi na kanë siguruar bazën materiale.
Sa është numri i kursantëve që janë certifikuar pranë drejtorisë suaj?
Kemi një fluks shumë të madh kërkesash dhe vitin e kaluar kemi certifikuar plot 3500 persona për kurse të ndryshme. Vlen të theksoj se për një cilësi sa më të mirë, kemi bërë rinovimin e kurrikulave dhe i kemi përshtatur me tregun e punës, çka ka ndikuar pozitivisht në mësimdhënien ndaj kursantëve. Gjithashtu, edhe stafi është i kualifikuar në mënyrë që kursanti të dalë sa më mirë dhe ta perfeksionojë nivelin më tej.
Sa është kohëzgjatja e kurseve?
Në bazë të kurrikulës, edhe kohëzgjatja e kurseve ndryshon duke filluar nga 2 muaj deri në 5 muaj. Ne punojmë për të gjithë Shqipërinë, pasi edhe gama e kurseve që ofrojmë është e gjerë.
A ka kërkesa edhe nga qytete të tjera për të marrë një formim profesional pranë DRFPP nr. 1 në kryeqytet?
Kemi pasur kërkesa nga e gjithë Shqipëria, duke filluar nga Hasi, Kukësi, Tropoja etj. Vitin e kaluar ne kemi pasur 750 persona, punëkërkues të papunë me vërtetim nga Zyra e Punës që kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, e kanë bërë kurse falas në këtë qendër. Ndërkohë, 250 të tjerë po nga rrethet kanë ndjekur një prej kurseve tona kundrejt një tarife tejet modeste. Pjesa më e madhe e kursantëve tanë që vijnë nga rrethet, janë sistemuar në Tiranë duke shfrytëzuar mundësitë.
Cila është grupmosha më e interesuar që kërkon të ndjekë një kurs profesional?
Në qendrën tonë vijnë nga mosha 16-60 vjeç, e ne shikojmë që edhe për moshat e mëdha t’ia u përshtatim kurset në mënyrë që të ketë mundësi në tregun e punës. Por vlen të theksoj se është menduar edhe për personat me aftësi ndryshe. Pranë institucionit kanë ndjekur kurse shumë të tillë, çka ka ndikuar pozitivisht për jetën e tyre. Po përpiqemi që t’i japim prioritet të madh edhe rolit të femrave në formimin profesional, ku kemi në fokus futjen e kurseve artizanale. Aktualisht për femrat po ofrojmë kurse si: parukeri, babysitter, rrobaqepësi, operator social. Por edhe ueb design e grafik dizajn janë shumë të parapëlqyera. Edhe persona që kanë një diplomë të shkollës së lartë, paraqiten pranë qendrës sonë.
Cili është dokumentacioni që duhet të paraqesin të interesuarit?
Nëse është një punëkër-kues i papunë nevojitet një vërtetim nga Zyra e Punës, një fotokopje e kartës së identitetit dhe një dëftesë e arsimit që ka përfunduar. Kategoria e sipërpërmendur nuk paguan para për kursin, ndërsa ata që nuk janë punë-kërkues të papunë duhet të paguajnë një tarifë modeste deri në 70 mijë lekë të vjetra për gjithë kohëzgjatjen e kursit.

3500 certifikata për 2017-ën
“Kemi një fluks shumë të madh kërkesash dhe vitin e kaluar kemi certifikuar plot 3500 persona për kurse të ndryshme. Vlen të theksoj se për një cilësi sa më të mirë, kemi bërë rinovimin e kurrikulave dhe i kemi përshtatur me tregun e punës, çka ka ndikuar pozitivisht në mësimdhënien ndaj kursantëve”, – tha Mata.

750 të papunë nga rrethet
“Vitin e kaluar ne kemi pasur 750 persona, punëkërkues të papunë me vërtetim nga Zyra e Punës që kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, e kanë bërë kurse falas në këtë qendër. Ndërkohë, 250 të tjerë po nga rrethet kanë ndjekur një prej kurseve tona kundrejt një tarife tejet modeste”, – thekson kreu i DRFPP nr. 1.

250 të punësuar si administrator pallati
Vlen të theksoj se kursi për administrator pallati jo vetëm është frekuentuar, por edhe janë punësuar 250 persona që e kanë ndjekur këtë kurs në qendrën tonë, çka është bërë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, që i ka rekomanduar të interesuarit te DRFPP nr.1 dhe ne kemi hartuar një kurrikul bashkëkohore.

Kurset – Po përpiqemi që t’i japim prioritet të madh edhe rolit të femrave në formimin profesional, ku kemi në fokus futjen e kurseve artizanale. Aktualisht për femrat po ofrojmë kurse si: parukeri, babysitter, rrobaqepësi, operator social. Por edhe ueb design e grafik dizajn janë shumë të parapëlqyera. Edhe persona që kanë një diplomë të shkollës së lartë, paraqiten pranë qendrës sonë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.