LIFE STYLE

Keni kriza në çift? Kujdes se si flini!

20:00 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arsyet e krizës në çift mund të jenë të shumta de shpesh lidhjet kalojnë momente të vështira, ku flitet dhe qeshet më pak, ndërsa grindjet janë më të shumta.




Ka disa të dhëna të tjera, të cilat bëjnë të kuptohet nëse një çift po kalon një moment krize dhe kjo ka të bëjë me mënyrën se si flihet. Terapeutja e çifteve dhe seksologia britanike, Kate Taylor i ka shpjeguar për “The Sun”. E dimë që çiftet në momentet më të lumtura flenë të përqafuar, një veprim instiktiv, romantik dhe sensual në të njëjtën kohë. Kur gjumi ndodh në pozicione të tjera, do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Më poshtë gjeni situatat anormale dhe zgjidhjet sipas rastit.

Mos i ktheni kurrizin partnerit- Kjo mënyrë të fjeturi tregon një lloj mbylljeje në raport me partnerin/en, e cila mund të lidhet me një sërë arsyesh, që nga mungesa e dëshirës për të bërë seks, deri tek shmangia për t’u përballur me problemet. Këshilla e Kate Taylor, është që të flini fytyrë më fytyrë, duke tentuar të krijoni situata intime dhe romantike, si për shembull përqafimi dhe kryqëzimi i duarve apo i këmbëve. Një tjetër këshillë e ekspertes është që telefonat të rrinë larg krevatit.

Distanca në shtrat- Një tjetër e dhënë që flet për krizë në çift, është kur dy partnerët flenë me një farë distance nga njëri tjetri. Edhe në këtë rast, distanca fizike tregojnë se diçka nuk shkon.

“Kontakti fizik është i domosdoshëm, fjetja përqafuar shkakton çlirimin e një hormoni të rëndësishëm për lumturinë si oksitocina”, shpjegon Taylor.

Sinkronizoni oraret- Një tjetër e dhënë, e cila në pamje të parë duket se nuk ka rëndësi, janë oraret. Nëse njëri nga partnerët zgjohet herët e tjetri shumë vonë, kjo distancë mund të rritet edhe në intimitet. Zgjidhja e vetme në këtë rast është modifikimi i orareve nga të dy partnerët, aty ku është e mundur, në mënyrë që të kalojnë më shumë kohë bashkë në shtrat (dhe jo vetëm të flenë).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.