Intervista

Megina Laçka: Si të trajtoni dermatitin, ja rekomandimet efikase

12:45 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Shumë persona preken nga inflamacione të ndryshme të lëkurës, çka mund t’u shkaktojë dhimbje, plasaritje, por edhe skuqje të lëkurës. Ky çrregullim imunitar njihet ndryshe edhe si dermatit apo ekzemë e lëkurës, trajtimi i së cilës bëhet në varësi të shkallës së përhapjes. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, Megina Laçka, dermatologia dhe biokimistja që trajton problemet e lëkurës tregon shkaqet kryesore të sëmundjes e 4 llojet kryesore të dermatitit. Laçka më tej jep disa rekomandime praktike për përmirësimin e gjendjes së pacientit të prekur e thekson se kremrat bimore natyrale që nuk përmbajnë kimikate dhe ingredientë irritues, të cilët janë shumë efikasë në trajtimin dhe qetësimin e irritimeve.




Çfarë është dermatiti?
Dermati njihet gjithashtu si ekzemë, është një grup i sëmundjeve që rezulton në inflamacion të lëkurës. Këto sëmundje karakterizohen nga dhimbje, plasaritje në shtresa të bardha të lëkurës dhe skuqje të saj. Në rastet e kohëzgjatjes së shkurtër mund të ketë irritime të vogla, ndërsa në raste afatgjata lëkura mund të bëhet e trashë. Sipërfaqja e lëkurës së përfshirë mund të ndryshojë nga një sipërfaqe e vogël, deri në përhapjen në të gjithë trupin.


Si kategorizohet dermatiti?
Në varësi të kushteve të lëkurës ndahet në disa lloje ku përfshihen: dermatit atopik, dermatit nga një kontakt alergjik, dermatit nga një kontaktues irritues, si dhe dermatiti seborrheic.

Cilat janë shkaqet që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes?
Shkaku i saktë i dermatit është shpesh i paqartë. Në disa raste mund të përfshijnë një kombinim të acarimit të lëkurës dhe alergjisë. Lloji i pezmatimeve në përgjithësi përcaktohet nga historia e personit dhe vendndodhja e skuqjes. Për shembull, dermatiti irritues shpesh ndodh në duart e njerëzve që shpesh i mbajnë ato të lagura. Dermatiti i kontaktit alergjik ndodh pas ekspozimit ndaj një alergjeni që shkakton një reaksion mbindjeshmërie në lëkurë.

Mund të na tregoni disa prej simptomave kryesore të dermatitit?
Dermatit atopik (ekzemë) zakonisht nis që nga fillimet e fëmijërisë. Shenjat e para janë skuqje e lëkurës, kruajtje, ndodh kur lëkura përkulet – brenda bërrylave, prapa gjunjëve dhe në pjesën e përparme të qafës. Dermatit nga një kontakt alergjik ose një kontaktues irritues ndodh në zonat e trupit që kanë kontakt me substanca që irritojnë lëkurën, ose shkaktojnë reaksion alergjik, të tilla si kimikate, detergjente. Dermatiti seborrheik shkakton skuqje të lëkurës dhe plasaritje. Zakonisht ndodh në zonat me përqindje të lartë yndyrore, si psh. trup, fytyra, kraharore dhe shpine. Ky dermatit është ndër më të vështirët për t’u trajtuar dhe shpeshherë është i trashëguar.


A është dermatitis një sëmundje e trashëguar?
Shpeshherë është shumë e vështirë të përcaktohen shkaqet e shfaqjes së dermatitit, por ndër to mund të përmendim faktorin gjenetik, që është faktor kyç, lëkura tepër të thata ose tepër të yndyrshme, kushte lagështire, higjiena e ulët, irrtim i lëkurës nga një allergen ose kontakt irritues. Ndërkohë, dermatiti atopik (ekzemë) lidhet me një sërë faktorësh duke përfshirë lëkurën e thatë, faktorin gjenetik, sistem të ulet imunitar, bakteret në lëkurë dhe kushtet mjedisore. Dermatiti nga një kontakt irritues shkaktohet nga kontakti i drejtpërdrejtë me agjentë irritues ose alergene, të tilla si kimikate të ndryshme, bizhuteri që përmbajnë nikel, produkte pastrimi, parfume, kozmetikë, madje edhe nga shumë silikonë që gjenden në shumë kremra. Ndërsa dermatiti seborrheic mund të shkaktohet nga majatë (kërpudha) që ndodhet në sekretimin e gjëndrave të yndyrës në lëkurë. Ky lloj dermatiti seborrheic, mund të vërehet në disa faza, pra mund të shfaqet dhe largohet në varësi të sezonit.

Çfarë u rekomandoni të gjithë pacientëve të prekur nga sëmundja?
Disa këshilla që mund të ndiqen janë: lajeni lëkurën me ujë të ngrohtë jo të nxehtë, evitoni kohën e gjatë në dush, pas larjes thajeni mirë lëkuren; përdorni pastrues për fytyrën që nuk përmbajnë sapunë; mbajeni lëkurën gjithmonë të hidratuar; përdorni veshje pambuku; mbajeni lëkurën në kontakt të vazhdueshëm me ajrin, pra jo të izoluar për një kohë të gjatë si dhe tregoni kujdes me produktet e kujdesit të lëkurës.

A ka një trajtim përfundimtar për dermatitin?
Trajtimi i dermatitit është shumë i vështirë dhe lidhet me një sërë faktorësh si stresi, mjedisi rrethues, dieta ushqimore, faktori gjenetik, higjiena dhe kujdesi vetjak. Është e rëndësishme të dihet se dermatitis është një çrregullim imunitar dhe në varësi të shkallës së përhapjes kërkon trajtime të ndryshme. Në shumicën dërrmuese, dermatitis vetëm mund të trajtohet dhe në rastet e irritimeve të lehta, mund të kemi deri në zhdukjen e tyre. Unë të gjithë pacientëve të mi u këshilloj kremrat bimorë, që janë natyralë dhe nuk përmbajnë kimikate ose ingredientë, që janë shumë efikasë në trajtimin dhe qetësimin e irritimeve. Unë e përdor gjithmonë në produktet e mia oksidin e zinkut, i cili përthithet lehtë nga lëkura dhe ka efekte të mëdha për trajtimin dhe rigjenerimin e irritimeve.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pershendetje mua me dalin ne bryla dhe midis gishtit te madh dhe tregues ne forme gungash por nuk me kruhen as djegin kam perdor dovobet xhel por asnje rezultat te lutem mund te me thoni cfare lloj dermatiti eshte

    Përgjigju ↓