BOTA

Rripi i Gazës/ Shkon në 52 numri i palestinezëve të vrarë, plagoset gazetari i njohur

19:05 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rëndohet bilanci i viktimave që kanë humbur jetën sot në rripin e Gazës, pas protestave të dhunshme mes palestinezëve dhe izraelitëve me zhvendosjen zyrtare të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.




Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, deri më tani janë 52 palestinezë të vdekur dhe më shumë se 2400 të tjerë të plagosur nga forcat e armatosura izraelite.

Sipas Al Jazeera, mes të plagosurve ka mbetur edhe gazetari i saj Wael Dahdouh, të cilin e kanë zënë plumbat gjatë raportimit nga terreni.

Mësohet se pjesa më e madhe e viktimave janë djem të rinj, nga mosha 14 deri në 35 vjeç.

Protestat nisën sot gjatë inagurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, por ushtria izraelite u përgjigj ashpër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.