Kryesore

Audio-përgjimi/ Xhafaj: Veprim mafioz që nuk më tremb! Prokuroria të hetojë

19:06 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Veprim mafioz për të cilin Prokuroria duhet të nisë hetimet.” Kështu e ka cilësuar Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, audio-përgjimin e publikuar nga PD ku pretendohet se është vëllai i tij Agron Xhafaj duke folur me një trafikant droge.




Në një konferencë urgjente të thirrur prej tij, Ministri i Brendshëm tha se ky audio-përgjim është një inskenim dashakeqës i opozitës dhe për të cilin autorët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi.

Për këtë arsye ai i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet dhe të dënojë autorët që kanë inskenuar një akt të tillë kundër Ministrit të Brendshëm.

“Audio-përgjimi është një sajesë e plotë, është një mashtrim, një manipulim nga fillimi deri në fund. Nëse opozita e ka bërë vetë këtë, nuk dua ta besoj, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve. Kur këta në opozitë e bëjnë këtë gjë, çfarë do u bënin qytetarëve të thjeshtë dhe kundërshtarëve politikë sikur të ishin në pushtet. Ruana o zot nga rraca e këtyre. Veprimi është mafioz, fabrikimi i fakteve përbën një shantazh. Ndaj i kërkoj sot prokurorisë zhvillimin e hetimeve të shpejta. E gjitha çfarë ka ndodhur këto vitet e fundit ka një qëllim. Ligësia dhe interesat e opozitës janë bërë bashkë me interesa të krimit brenda dhe jashtë sistemit. Edhe nëse unë do të kisha ikur, çfarë është bërë deri më tani për reformën në drejtësi nuk mund të zhbëhet më. Nëse mendoni se më mposhtni me sulmet tuaja, gaboni! Unë nuk kam frikë dhe askush nuk mund të më trembë. Luftë me krimin dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve. “ tha Xhafaj

Kujtojmë se po sot edhe Kryeministri Edi Rama e cilësoi të pavërtetë audio-përgjimin dhe paralajmëroi se autorët që e kanë inskenuar do të shkojnë në burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.