Kryesore

A është i vërtetë audio-përgjimi? Thirren në Prokurori tre zyrtarët e PD

16:16 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike do të paraqiten të nesërmen në Prokurori për t’u marrë në pyetje lidhur me audio-përgjimin e publikuar pak ditë më parë nga opozita dhe ku pretendohet se është Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një trafikant droge.




Që pas publikimit, Prokuroria nisi verifikimet teksa ka vendosur të marrë dëshminë e tre zyrtarëve demokratë Ervin Salianji, Enkelejd Alibeajt dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit.

Tre zyrtarët e lartë të PD-së do të shkojnë nesër rreth orës 10:30 për të dhënë sqarime në lidhje me autencitetin e video-përgjimit.

Ky reagim i Prokurorisë vjen pak orë pasi Kryeministri Edi Rama e cilësoi jo autentik video-përgjimin e publikuar nga PD dhe kërkoi të shkonin në burg ata që e nxorën.

Po ashtu, ndaj 3 zyrtarëve demokratë ka bërë kallëzim penal edhe vëllai i ministrit, Agron Xhafaj me pretendimin se kanë sajuar prova.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.