Show-Bizz

FOTO/ Nicole Scherzinger ndez festën së bashku me Paris Hilton

19:50 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Nicole Scherzinger e ka ‘ndezur’ festën ku ka qenë e pranishme së bashku me Paris Hilton. Ato janë parë duke kërcyer gjatë gjithë kohës dhe duke e shijuar atmosferën në maksimum.




Por ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë Nicole, pasi nuk është ndalur së kërcyeri. Por jo vetëm kaq. Diçka tjetër që i ka bërë përshtypje të ftuarve është fakti se ajo ka dalë në fotografi pranë ish të dashurës së Lewis Hamilton, Winnie Harlow, pasi dihet që Nicole ka pasur një marrëdhënie të gjatë me sportistin e “Formula Uno”.

4C4DDB5E00000578-5733827-image-a-16_1526457583835 4C4DDBA300000578-5733827-image-a-15_1526457548985 4C4DDC7E00000578-5733827-image-a-14_1526457443860 4C4CA55400000578-5733827-image-a-4_1526456927525 4C4DDC7600000578-5733827-image-a-2_1526456806859
<
>

Winnier Harlow është supermodelja, e cila është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të lëkurës së saj. Mesa duket Nicole nuk e ka problem faktin që modelja ka pasur një marrëdhënie me Hamilton dhe ka pozuar pranë saj duke mos e prishur atmosferën, të cilën e ka shijuar aq shumë. /J.K – Gazeta Shqiptare/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.