Kryesore

Rama e pranon, Macron nuk i tha “PO”! Akuza të forta opozitës

11:25 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç Gazeta Shqiptare raportoi një ditë më parë raportoi, presidenti francez nuk i ka dhënë një përgjigje pozitive kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit që pati në pallatin Elize. Nga mbledhja e grupit të PS, Rama tregoi se çfarë i kishtë thënë presidenti Macron.




“Takova presidentin Macron, i cili pas kërkesës sime pas një letre personale gjeti kohë për një pritje zyrtare. Në takimin që zgjati jashtë parashikimit, iu them me plot gojë se dëgjova nga presidenti fjalë teje pozitive. Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër, nuk është thjeshte çështja e Shqipërisë e Maqedonisë, që sipas tij meritojnë vlerësimin më të lartë por është çështja e ndryshimeve në BE. Jam më optimist pas takimit, se sa përpara takimit me presidentin Macron”, deklaroi Rama.

Kryeministri pas kësaj sulmoi ashpër opozitën, që sipas tij po bllokon me të gjitha mundësitë këtë proces integrimi.

“Janë çoroditur nga frika e drejtësisë, që po pastrohet nga llumi i mbledhur prej tyre. Ata janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte. Të paudhëve pa dinë e pa imanë duan të bllokojnë integrimin me qëllimin që ta bëjnë popullin kundër nesh”


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Stela Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.