Kryesore

Rama nuk shkarkon Fatmir Xhafaj: Një maskaradë destabilizuese

11:39 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS mbrojti me të gjitha mundësitë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ai tha se e gjithë shfaqja politike e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij bëhet vetëm për të bllokuar çeljen e negociatave.




“Kjo është një maskaradë destabilizuese. Për t’i thënë Evropës së Ministria e Brendshme është organizata mëmë e krimit të organizuar. Si e tillë maskaradë e kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik dhe ndëshkimit penal. Prokuroria të hetojë materialin audio të opozitës, kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij materiali. Kam kërkuar ndihmë nga agjencitë e huaja për vëllain e ministrit të Brendshëm”, deklaroi Rama.

“Ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata dhe as nuk duhet të bëhemi si ata. Nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj jo e jo. Të pagabueshëm e as të paprekshëm, nga të këqijat që prekin njerëzit kur ulen në karrige. Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët marrim përgjegjësi për vendin dhe mbajmë përgjegjësi për veten. Parimi i atij pengmarrësi të partisë së tij, për thuajse 30 vite me radhë është unë të ngre dhe unë të mbaj. Tek ne, s’ka qenë kurrë kështu e s’ka për të qenë asnjëherë kështu. Ne nuk jemi njësoj si ata”.

“Në këtë familje politike i është dhënë një mundësi për të bërë një punë. Vendin e punës secili do ta mbajë vetë me dinjitet dhe rezultate. Jam bërë copë duke mbrojtur punën e një ministri, një kryetari bashkie dhe kur të githë e kanë rrethuar me kundërshtitë e tyre. Kurrë nuk mbroj askënd dhe as të angazhoj PS të bëjë avokatin kur është fjala të përballet me akuzat e drejtësisë. Kur Saimir Tahiri u dënua me arrest shtëpie, sipas atyre të Berishës unë kisha faj. Po ashtu kisha faj sipas këtyre të mive, që vallai e lëshova. Por ku hy unë në këtë mes dhe pse duhet të hy unë në këtë mes”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.