POLITIKË

“Si kaloi në Rinas, Agron Xhafaj? Rama po mbron pa argumente Ministrin”

18:23 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për analistin dhe ish-Ministrin e Jashtëm të PD-së Besnik Mustafaj, deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, tregojnë se shefi i qeverisë kërkon të mbrojë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pa argumente, por me arrogancë.




I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj komentoi edhe letrën e vëllait të Ministrit, Agron Xhafaj.

Për këtë arsye, Mustafaj shtron pyetjen se si është e mundur që ai kaloi në Rinas, pa u ndaluar nga policia, pavarësisht se është i dënuar me 7 vjet burg nga Italia për trafik droge.

“Kryeministri nuk ka të drejtë të flasë në gojë të ujqërve, sepse duhet të flasë Prokuroria. Është për t’u çuditur si kaloi në aeroportin e Rinasit Agron Xhafaj? Si e la policia, pasi ai edhe në letër thotë që nuk ka rritur të marrë as vizë. Rama po e mbron Xhafajn me arrogancë dhe pa argumente. Mesa dimë ne konfiskimi i materialit të audio-përgjimit është bërë dy ditë më parë dhe nga i mori Rama provat dhe kur pati kohë laboratori ta nxjerrë vërtetësinë ose jo te audio-përgjimit”, tha Mustafaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.