EKONOMI

Tatimet: Ja kushtet e përfitimit nga skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë

11:00 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Drejtoria e Tatimeve njofton se cilat janë kushtet e përfitimit nga skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, përmes një publikimi të ri. Sipas tatimeve, duhet përmbushur kushti që qarkullimi vjetor bazuar në shitjet e kryera për produktet bujqësore, kundrejt personave të tatueshëm, të cilët nuk përfitojnë nga skema e kompensimit, sipas vlerës totale të furnizimit të shënuar në faturë, nuk tejkalon kufirin minimal të përcaktuar të regjistrimit për TVSH-në, për fermerët individual ose pa limit nëse e ushtron veprimtarinë e vet i përfshirë në shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor Një tjetër kusht që duhet të plotësojnë aplikuesit është fakti nëse furnizojnë mallra me prejardhje nga puna e tyre e kryer për aktivitetet prodhuese bujqësore të përcaktuara sipas këtij udhëzimi. Subjektet duhet të pajisen me një numër identifikimi (NIPT), lëshuar nga drejtoria rajonale tatimore ku ushtron aktivitetin, por pa iu nënshtruar detyrimit për deklarim.
Pajisja me NIPT
Për t’u pajisur me certifikatën e NIPT-it, individi-fermer paraqitet në Drejtorinë e Regjistrimit dhe Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksionit sipas ndarjes, organizimit administrativ, duke paraqitur dokumentacionin si më poshtë: aplikimin për regjistrim sipas formularit përkatës të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme të kërkuara, nënshkruar nga kërkuesi, dokumentin origjinal të identifikimit (letërnjoftimit)/ose kopje të noterizuar të këtij dokumenti, i cili i bashkëngjitet aplikimit për regjistrim, vërtetimin origjinal sipas formatit bashkëngjitur këtij udhëzimi, lëshuar për fermerin, prej drejtorisë rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të të cilit vërtetohet aktiviteti pro-dhues bujqësor i fermerit. Për aktivitetin prodhues bujqësor që kryhet në të njëjtin vend/adresë (tokë bujqësore ose adresë ku kryhet veprimtaria bujqësore/blegtorale) në pronësi ose në përdorim, ky vërtetim, për qëllime të pajisjes me NIPT, lëshohet vetëm në emër të një fermeri.
Dokumentet
Dokumentet shoqëruese të aplikimit duhet të dorëzohen në origjinal ose kopje të njësuara me origjinalin, të jenë në gjuhën shqipe, nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje dhe përmbajtja e tyre duhet të duket qartë, të jetë e lexueshme dhe të lejojë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit. Drejtoria Rajonale Tatimore, pasi kryen verifikimet përkatëse dhe vëren përmbushjen korrekte të kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin e fermerit në regjistrin tatimor duke evidentuar dukshëm në faqen e regjistrimit faktin që i regjistruari është “fermer” dhe lëshon certifikatën e regjistrimit (NIPT-in) brenda një afati prej dy ditësh nga data e paraqitjes së aplikimit. Emërtimi në certifikatë shkruan: “Fermeri A.B.” ku AB është emri dhe mbiemri i fermerit. Ky regjistrim dhe certifikata e NIPT-it, lëshuar fermerit është e vlefshme vetëm për qëllime të përfitimit nga skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë sipas këtij ligji. Çdo përdorim i NIPT-it të lëshuar fermerit nga ana e tij apo nga persona të tjerë për qëllime të tjera të ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë udhëzim është në kundërshtim me qëllimin e përdorimit të tij.




Për pajisjen me NIPT të fermerit, janë të detyrueshme këto të dhëna:

a) të dhënat e identifikimit të fermerit, adresa e banimit, kontakte të personit;
b) vendi i ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore. Për të njëjtin vend të veprimtarisë /adresë të ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore, pajiset me
NIPT, vetëm një fermer, i cili ka në pronësi ose në përdorim dhe ushtron veprimtarinë në këtë vend.
c) vendi i ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore;
d) fusha/(at) e veprimtarisë prodhuese bujqësore, në qoftë se është e përcaktuar, ose nëse fermeri kryen disa veprimtari prodhuese bujqësore, atëherë specifikohen disa duke filluar nga ajo që mban peshën kryesore;
ç) specimeni i nënshkrimit (firmës) të individit-fermer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.