Rajoni

Thaçi-Vuçiç takohen në Sofje me ndërmjetësimin e Mogherinit

20:11 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, janë takuar sot në Sofje, në kuadër të qëndrimit të tyre në kryeqytetin bullgar, aty ku zhvillohet samiti dyditor me përfaqësuesit më të lartë të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.




Takimi është bërë me ndërmjetësimin e shefes së lartë të BE-së Federica Mogherinit. Menjëherë pas takimi, ka reaguar Presidenti i Kosovës Thaçi, i cili ka dhënë detaje lidhur me atë që është diskutuar mes palëve.

“Ishte një takim rëndësishëm, takim shumë produktiv me zonjën Federika Mogherini. Mogherini me iniciativën e vet na ka takuar me Presidentin e  Serbisë, Aleksandër Vuçiç. me të cilin diskutuam për hapa konkret në procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë, të relacionit evropian, për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Është dakordim që dialogu për fazën përfundimtare të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit, SHBA-së, vendeve të BE dhe vendeve tjera që duan të ndihmojnë”, ka thënë Thaçi menjëherë pas takimit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.