AKTUALITET

Xhafaj: Vëllai im nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar!

19:52 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Për Agron Xhafajn nuk ka pasur asnjëherë një kërkesë për kërkim ndërkombëtar.” Në një dalje për mediat, Fatmir Xhafaj ka folur lidhur me dënimin e vëllait të tij në Itali dhe pse nuk është arrestuar në Shqipëri.




Xhafaj është shprehur se në dijeninë e tij, nuk ka pasur asnjë kërkesë për kërkim ndërkombëtar për arrestimin e tij.

“Sipas të gjitha të dhënave nuk ka pasur kurrë një kërkesë për kërkim ndërkombëtar nga pala italiane, që të vinte në lëvizje policinë e shtetit. Unë nuk jam pjesë e çështjeve penale.”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm, u shpreh se vëllai i tij nuk është dënuar në mungesë, pasi ka qenë i përfaqësuar nga avokat, dhe nuk ka lidhje me nenin për të cilën opozita thotë se e ka falsifikuar për të shpëtuar atë.

Xhafaj u shpreh se policia dhe prokuroria shqiptare nuk mund të vepronte, pasi nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Italia apo nga ndonjë vend tjetër.

Po ashtu, Ministri i Brendshëm tha se nëse vëllai i tij do të pranonte që të njësonte dënimin e dhënë në Itali, këtu në Shqipëri, atëherë ai nuk do të bënte asnjë ditë burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.