AKTUALITET

Zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë, porositë e Presidentit Meta për drogën

18:27 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenca ka zbardhur diskutimet që janë bërë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.




Në një njoftim për mediat, Presidenca sqaron se në këtë mbledhje janë diskutuar çështjet si ajo e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.

Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 mësohet se ka folur kryeministri Edi Rama, i cili ka informuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Ilir Meta mësohet se ka theksuar rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve.

Gjithashtu Presidenti ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

“Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qëndrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”, është shprehur Presidenti Meta para anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Ali babushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mbrohemi nga frika qe kane te tjeret nga shba se per keto qe gjoja Jane kokat e SIG.kombetare na kishte mare lumi .apo nuk kemi ushtri te forte me bandat e droges dhe te hajduteve.

    Përgjigju ↓