AKTUALITET

Emrat/ Dy të rinj bien nga lartësia te Shpella e Pëllumbasit, njëri nuk gjendet

17:55 - 19.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini janë dy të rinjtë që qkanë rënë nga lartësia në vendin e njohur “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë.




Sipas policisë 21-vjeçari Fabio Dukagjini kishte ngecur në një grykë kanioni. Falë ndërhyrjes së policisë dhe forcave zjarrfikëse ai u nxor dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. I riu  ka vetëm disa dëmtime të lehta.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të riun tjetër Xhorxho Seferi, të cilin e ka marrë rrjedha e ujit.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, dhe të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh shqiptar që vizitojnë “Shpellën e Pëllumbasit”, e cila është bërë një atraksion turistik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.