EKONOMI

Fondi 18 milionë euro për ndërtimin, ARRSH hap tenderin

10:30 - 19.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

By pass-i i Tepelenës është projekti i radhës që pritet të zbatohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ky i fundit hapi procedurën e prokurimit këtë të premte duke llogaritur një fond limit për realizimin prej rreth 18 milionë euro. Projekti përfshin lidhjen e segmentit të sapondërtuar Levan-Tepelenë, me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Projekti parashikon përmirësimin e gjurmës ekzistuese. Rruga fillon ku ndërpritet segmenti Levan-Tepelenë dhe përfundon me pikëtakimin me segmentin Gjirokastër-Tepelenë. Gjatësia është 2.2 kilometra.




Një pjesë e këtij aksi është nën kala me gjatësi 475 metra për të cilën është propozuar që të zgjerohet duke e projektuar këtë zgjerim me një gjysmë urë nga rruga ekzistuese ndërsa pjesa tjetër si një rrugë konvencionale malore. “Rruga është konceptuar si e ndare ne dy segmente dhe tre nyje. Fillon me nyjën 1 zgjatimi i së cilës lidhet me rrugën ekzistuese, pastaj kalon në një zonë poshtë kalasë me urë tip rame deri në fund të shtrirjes së kalasë. Për shkak të shpatit të kalasë rruga në kë të zonë zgjerohet tërësisht nga ana e shpatit. Pas kësaj vazhdon rrugë e zakonshme me dysheme fleksibë l deri në sheshin e qendrës, nyjat 2-3-4. Ne këtë zonë kemi zgjerimin e urës ekzistuese hark” thuhet në dokumentet që shoqërojnë procedurën e prokurimit. Afati për paraqitjen e ofertave nga operatorët ekonomikë të interesuar për këtë projekt është lënë 18 qershori . Kompania që do të plotësojë kushtet dhe do të shpallet fituese nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të ketë 22 muaj kohë për të zbatuar projektin nga momenti që nënshkruhet kontrata


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.