EKONOMI

Tatimi, baste sportive 25% mbi fitimin nga loja!

12:30 - 19.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar një format të ri të formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit. Udhëzimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot. Konkretisht, krahasuar me udhëzimin e vjetër, Ministria e Financave ka vendosur të shtojë një faqe deklarimi në formular, seksioni “C” dhe seksioni C.1,i cili do të plotësohet vetëm nga tatimpaguesit dhe lojërat e fatit të përfshira në Sistemin Qendror të Monitorimit Online (SQMO). Në seksionin C janë shtuar tri kategori, bastet sportive për pikat sekondare të hapura; Kazinotë/Kazino me 5 yje dhe resort kazino (pozicione në tryeza me më shumë se një pozicion, ruletë për çdo pozicion, tryeza të lojërave me letër dhe ose me zare; Makina elektronike në kazino me 5 yje) si dhe kategoria baste gara me pistë ku përfshihen (baste gara në pistë, kuotë fikse për shoqërinë; pika shitjeje në baste gara në pistë (tatim, kuotë fikse për çdo pikë shitjeje; Kompjuterë elektronikë ose pozicione të makinës elektronike në lojërat elektronike me fitim në çast në bastet sportive gara në pistë).




Ndërsa në seksionin C1 kanë detyrim ta plotësojnë veprimtaritë me të ardhura më të larta, konkretisht, bingo televizive; baste sportive; lotari kombëtare; lojë elektronike në distancë, kazinotë elektronike me 15% mbi të ardhurat bruto; si dhe shtohet kategoria e kazinove/kazino me 5 yje dhe resort kazino, që për tryezat me më shumë se një pozicion ruletë, kanë 12% mbi vëllimin e qarkullimit. Ndërkohë me hyrjen në fuqi të këtij të udhëzimit të ri shfuqizohet ai i ministrit të Financave nr. 27, datë 25.11.2013, “Për formatin e formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi lojërat e fatit”.

Ligji për lojërat e fatit
Bastet sportive deri në 1000 adresa sekondare. Distancat nga njëra pikë basti te tjetra duhet të jetë jo më pak se 100 metra në vijë ajrore. Distancat do të llogariten ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të dy objekteve. Mënyra e përllogaritjes së distancave sipas kësaj pike përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave. Në rast se brenda kësaj periudhe shoqëritë nuk kanë ndryshuar vendndodhje, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) procedon me masa administrative deri në heqjen e licencës. Ligji i ri, gjithashtu, ndalon nxitjen për të marrë pjesë në lojërat e fatit. Ndalohet ofrimi, ndihma ose nxitja e një loje apo e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë. Organizatorët e lojërave të fatit janë të detyruar të vendosin në mënyrë dalluese në ambientet ku luhen lojëra fati mesazhe në lidhje me luajtjen e lojërave të fatit nga lojtarët në mënyrë të përgjegjshme, rreziqet e mundshme të lojërave të fatit, si dhe shanset reale për të fituar. Gjithashtu, ligji i ri ndalon zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë.

BASTET SPORTIVE

Kuota fikse sipas ligjit në vlerën 10.000.000 lekë.
Nëse rubrika 55 rezulton më e madhe se kjo vlerë, atëherë kjo rubrikë bëhet 0. Nëse rubrika 55 është më e vogël se kjo vlerë, atëherë kjo rubrikë mbetet dhe rubrika 55 bëhet 0.
Kuota fikse sipas ligjit në vlerën 12.000.000 lekë.
Nëse rubrika 55 rezulton më e madhe se kjo vlerë, atëherë kjo rubrikë bëhet 0. Nëse rubrika 55 është më e vogël se kjo vlerë, atëherë kjo rubrikë mbetet dhe rubrika 55 bëhet 0.
Kuota fikse sipas ligjit në vlerën 14.000.000 lekë.
Nëse rubrika 55 rezulton më e madhe se kjo vlerë, atëherë kjo rubrikë bëhet 0. Nëse rubrika 55 është më e vogël se kjo vlerë, atëherë kjo rubrikë mbetet dhe rubrika 55 bëhet 0.
Numri i pikave të bastit në rrethe të kategorisë I.
Kuota fikse për pikë basti në rreth të kategorisë I shumëzuar me numrin e pikave të bastit në rrethe të kategorisë I, rubrika [18] x 40 000 lekë.
Numri i pikave të bastit në rrethe të kategorisë II.
Kuota fikse për pikë basti në rreth të kategorisë II shumëzuar me numrin e pikave të bastit në rrethe të kategorisë II, rubrika [20] x 30 000 lekë.
Numri i pikave të bastit në rrethe të kategorisë III.
Kuota fikse për pikë basti në rreth të kategorisë III shumëzuar me numrin e pikave të bastit në rrethe të kategorisë III, rubrika [22] x 20 000 lekë.

Organizimi

Organizatori i basteve sportive paguan tatim për lojërat e fatit 25 për qind mbi fitimin nga loja, por jo më pak se:
a) për 1 deri në 99 NIPTE, 10 000 000 lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari;
b) për 100 deri në 149 NIPTE, 12 000 000 lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari;
c) mbi 150 NIPTE, 14 000 000 lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari. Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë.
Përveç pagesave të shoqërisë, për çdo pikë basti, duhet të kryhen pagesat në tarifa fikse mujore, si më poshtë:
a) për rrethet e kategorisë së parë, 40 000 lekë;
b) për rrethet e kategorisë së dytë, 30 000 lekë;
c) për rrethet e kategorisë së tretë, 20 000 lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.