BLUETOOTH

Zbulohet banorja e parë e “Big Brother VIP”? Habit Fjorentina Halili: Të shohim

14:00 - 19.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj- Një ndër personazhet më të lakuar të medias rozë janë padyshim edhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë, siç është “Big Brother”. Të gjithë e mbajmë mend një ndër çiftet më të përfolur gjatë shfaqjes, por edhe pas daljes së tyre, e cila bëri bujë me ndarjen e tyre. Po flasim pikërisht për çiftin Fjorentina e Olsi që tashmë janë të ndarë prej kohësh dhe secili ka nisur jetën e tij tashmë jashtë shtëpisë dhe telekamerave. Kësaj radhe pjesë e fokusit tonë ka qenë Fjorentina Halili, e cila nëpërmjet një interviste ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ka folur për të vërtetën e fotos ku ajo kishte dalë nuse, projektet që pritet të nisin së shpejti si dhe të vërtetën e pazbuluar të ndarjes së bujshme nga Olsi Klosi.




Prej më tepër se një vit jeni jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Me çfarë merret tani Fjori?
Akoma punoj në Top Channel. Pas pune mundohem të merrem me veten, me familjen dhe nipin tim që e kam gjënë më të shtrenjtë në botë, në fund vjen dhe shoqëria, siç mund ta keni parë dhe vetë jetën e natës që unë bëj me ta. (qesh)
A është dikush në jetën e Fjorit? A ju ka propozuar ende?
Të them të drejtën, ka shumë që më shkruajnë dhe më propozojnë, por varet sa më pëlqejnë mua (qesh). Dikur kam thënë që kam dikë në jetën time, por asgjë zyrtare, thjesht jemi dy shokë akoma shumë të mirë që mua më bën të ndihem mirë, por asgjë konkrete.


Nëpër portale qarkullonte një foto ku ju kishit dalë nuse. Ndonjë plan së shpejti?
Ajo është një foto e bërë nga interneti të cilën unë e bëra për humor. Nuk e dija që do bëhej kaq e madhe, e unë pastaj vazhdova lojën me mikun tim shumë të mirë, Xhani Demika.
Përveç punës që keni në Top Channel, a jeni duke punuar për diçka tjetër? Ju ka propozuar dikush të jeni pjesë e ndonjë projekti?
Për momentin jam shumë mirë. Si dihet dhe për sa kohë, por jam mirë. Po merrem me diçka timen që s’dua ta zbuloj, sepse të flasësh para kohe thonë të ecën dhe ters. (Qesh)


Së shpejti pëshpëritet se do të nisë “Big Brother Vip”. A do të jeni pjesë e tij?
Po kam dëgjuar dhe unë, por asgjë konkrete për momentin. A do jem dhe unë pjesë? (Qesh) S’e di të shohim çfarë do të ndodhë.
Cili është pasioni më i madh i Fjorentinës përveç make-up artist?
Përveç punës që bëj, kam shumë pasion të kërcej. Dikur e vogël kam pas kërcyer shumë.


Çfarë ju ka bezdisur më tepër nga thashethemet e mediave rozë? Si keni reaguar?
Të them të drejtën, asgjë. Unë qesh me ato që shkruhet për mua dhe s’ia u vë re shumë, sepse kuptoj që dhe ata duan të ushqehen duke bërë të tilla lajme.
Cila është ajo e vërtetë për Fjorin që të gjithë në portale e shtrembërojnë dhe do të donit ta theksonit dhe një herë?
E vërteta e ndarjes time nga Olsi Klosi që sipas tyre më la, e lashë, më tradhtoi, e të tjerë, e të tjerë; asgjë s’është siç shkruhet nëpër portale. Unë dhe Olsi kishim arsyet tona që vendosëm të dy të mos ishim më bashkë, pastaj dhe karakteret e forta që kemi na bën të pamundur të ishim me njëri-tjetrin, dhe shumë gjera të tjera. Megjithatë unë i uroj vetëm të mira në jetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.