AKTUALITET

Arrestohet shoferi i autobusit, qarkullonte me patentë të falsifikuar

18:48 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 36-vjeçar, shofer autobusi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me dokumenta dhe patentë të falsifikuar.




Arrestimi i tij u bë në kuadër të zbatimit të  Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit,.

Njoftimi i policisë

“Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.