Show-Bizz

Bujar Qamili i del para nuses së djalit me mbathje: Ja pse i thashë, jetoni vetëm

14:19 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, ku shumë prej këngëve të tij janë kthyer në hite. Fjalën e kemi për Bujar Qamilin, i cili ka qenë dje i ftuar në emisionin “Thumb”.




Gjatë intervistës, këngëtari ka treguar një moment të sikletshëm me nusen e djalit, moment nga i cili ai ka vendosur që djali dhe nusja të jetojnë në shtëpi më vete.

“Javën e parë nusja dhe djali na qëndruan në shtëpi. U çova natën të shkoja në tualet po tani përtova t’i vishja pantallonat, 2 minuta ja ku e kisha tualetin. Sa do shkoja për në tualet u hap dera dhe doli nusja. U rrëzova dhe desh theva qafën.

Që atë ditë u them shkoni shikoni punën tuaj se është më mirë. Nusen e dua fort, asaj i ka rënë sëpata në mjaltë. Shih çfarë vjehrri ka”, – ka treguar Bujari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.