AKTUALITET

Emrat/ Ministria e Financave: 263 milionë lekë për ish-të dënuarit politikë

09:00 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Ministria e Financave akordon një fond prej 260 milionë lekësh për pagesën e dëmshpërblimit të ish-të burgosurve politikë. Përfituesit janë 142 ish-të dënuar të kategorisë parësore dhe pagesat e dëmshpërblimit janë miratuar me një vendim të posaçëm e Këshillit të Ministrit. Qeveria urdhëron Ministrinë e Financave që shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
Kategoria parësore
Janë gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë e ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë personat ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Për kategorinë e katërt me prioritet kanë personat ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë prioritet kanë personat ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë prioritet kanë persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.




 

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në “Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje të gazetave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.